Telegrafi

Angelovska në “Korona dialogje”: Ndikimi i sfidave të reja të pandemisë mbi ekonominë

Ministrja e Financave Nina Angelovska sot do të marrë pjesë në onlajn dialogjet akademike të quajtura “Korona dialogje”, me temën “Ndikimi i sfidave të reja të pandemisë mbi ekonominë”.

Siç kumtoi Ministria e Financave, këto diskutime kanë për qëllim ta përfshijnë bashkësinë akademike, profesorët dhe studentët në këmbimin e mendimeve, ndërsa me atë edhe krijimin e politikave publike përmes lidhjes me institucionet dhe sektorin real.

Përveç ministres së Financave, në diskutim do të marrin pjesë edhe profesorët Gligor Bishov, Gordana Trajkoska, Olivera Kostoska, Mirosllav Gveroski, Aneta Trajkovska nga Oda ekonomike dhe Marjan Gjurovski, i cili është moderator dhe inciator i onlajn aktivitetit “Korona dialogje”.