Nuk duhet të jeni zv. ministër në Ministrinë e Finacnave për të parë çdo transaksion dhe ku shkon çdo qindarkë. Kushdo mund ta shikojë tani përmes platformës së “Financim të Hapur”, tha Ministrja e Financave Nina Angelovska.
Ministrja Angelovska tha se përpjekja, që një e-mail dërguar nga kabineti që përmban procedurë për punë, të paraqitet si komplot, nuk është tjetër vetëm se përpjekje për poenë politik.
“Erdha në këtë pozicion pa asnjë bagazh. Nuk kam syze të kuqe, as rozë, as të zeza dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Kjo dëshmohet edhe nga angazhimi im për transparencë. Kam ardhur në punë dhe kam marrë vendimet më të mira për qytetarët”, tha Angelovska.
Ajo kujtoi se me platformën “Financim të Hapur” e cila u lansua vitin e kaluar, të gjitha pagesat e thesarit janë në dispozicion të publikut të gjerë./Telegrafi/