Site icon Telegrafi

Angelovska: Investimet kapitale në buxhetin e vitit 2019 me realizim prej 78 për qind

Shtatëdhjetë e tetë për qind e realizimit të shpenzimeve kapitale në Buxhet për vitin 2019 në krahasim me projeksionin në vlerë absolute investimet kapitale arrijnë 17,8 miliard denarë, që është për 5,7 miliard më shumë në krahasim me vitin 2018 ose për 46,6 për qind më shumë.
Këtë e theksoi ministrja e Financave Nina Angelovska duke i prezantuar të dhënat e para për realizimin e Buxhetit për vitin 2019 sot në konferencën për shtyp.

Ajo potencon se realizim jashtëzakonisht të mirë të shpenzimeve kapitale ka pasur në dhjetor prej 6,7 miliard denarë, në suaza të të cilave janë realizuar furnizim i automjeteve të lehta të blinduara për nevojat e anëtarësimit në
NATO, gazifikimi, blerja e aksioneve nga SHA GAMA, inverterë, sisteme kolektore Ohër dhe projekte tjera.

“Do të theksoj se duhet të vazhdojmë të punojmë në përmirësimin e realizimit të shpenzimeve kapitale. Një nga mënyrat në të cilën mund të veprohet është transparenca fiskale. Kur e shpallëm veglën për Shpenzimet kapitale me të cilat në dispozicion edhe e vendosëm në opinion realizimin për shfrytëzuesit buxhetor menjëherë pastaj patëm realizim më të mirë pothuajse te të gjithë shfrytëzuesit buxhetor. Më tutje, gjatë planifikimit të buxhetit të sivjetëm, gjatë konfirmimit të shumave te projektet kapitale e morëm parasysh edhe sjelljen e shfrytëzuesve buxhetor, përkatësisht realizimin paraprak të projekteve kapitale. Në afat të gjatë realizim më të mirë të shpenzimeve kapitale do të sigurojmë  përmes përmirësimit të planifikimit afatmesëm në buxhet, si dhe përmes vendosjes së sistemit të integruar për menaxhim me financat publike të parashikuara me ligjin e ri për buxhete”; tha Angelovska.

Realizim më i madh i investimeve kapitale si përqindje nga e planifikuara dhe si vlerë absolute e realizimit i potencoi Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve me 3,4 miliard denarë ose 85,4 për qind të projeksionit, Qeverinë me 2,9 miliard denarë të realizuara ose 98,9 për qind, Ministrinë e Mbrojtjes me 1,2 miliard denarë ose 81,3 për qind, Ministrinë e Punëve të Brendshme me 931 milion denarë ose 92,2 për qind, Ministrinë e Financave me 908 milion denarë ose 87,9 për qind realizim dhe Agjencinë për mbështetje financiare të bujqësisë me 7198 milion denarë dhe 99,7 për qind realizim.

Sipas rezultateve të prezantuara shpenzimet buxhetore janë realizuar në vlerë prej 203, 9 miliard denarë, që është 97 për qind e projeksionit dhe është rritje prej 8,2 për qind në lidhje me vitin 2018. Në suaza të shpenzimeve të
tërësishme, shpenzimet tatimore dhe kontributet janë realizuar në vlerë prej 97,2 për qind ose 178,9 miliard denarë, që është rritje prej 4,6 për qind në krahasim me vitin 2018. Kontributet janë realizuar në vlerë prej 101,2 për qind,
ndërsa tatimi i vlerës së shtuar është realizuar në vlerë të tërësishme nga e projektuara, përkatësisht 100 për qind ose në vlerë absolute 52,1 miliard denarë dhe i njëjti është për 5,7 për qind më i lartë në krahasim me vitin e kaluar.

Shpenzimet e tërësishme në vitin 2019 janë realizuar në vlerë prej 217,6 miliard denarë ose 3,5 miliard euro ose 95,3 për qind e projektimit me buxhetin. Angelovska potencoi se me këto mjete regullisht janë servisuar obligimet e shtetit si pagesë e regullt e pagave dhe pensioneve, të transfereve sociale, subvencioneve, bllok grante për komunat etj.

Deficiti buxhetor për vitin 2019 arrin 13,6 miliard denarë ose 1,95 për qind e BPV-së së projektuar për vitin 2019 dhe për financim të së njëjtës si dhe pagesa e borxhit janë shfrytëzuar burime vendore dhe të huaja, përkatësisht
148,7 milion euro neto tërheqje përmes letrave shtetërore me vlerë, 125 milion euro kredi PLT nga Banka botërore, si dhe një pjesë e depozitës nga viti paraprak.

Ministrja e Financave potencoi se ekonomia është në kondicion të mirë me rritje prej 3,6 për qind në tre kuartalet e para të vitit 2019.
“Kjo rritje është në bazë të gjerë, përkatësisht kemi rritje edhe në ndërtimtari dhe industri me 5,6 për qind rritje nga fillimi i vitit përfundimisht me kuartalin e tretë, edhe në bujqësi me 4,2 për qind, në bruto investimet me rritje prej 5,3 për qind, konsumi me 3,8 për qind dhe eksporti me 12,2 për qind rritje përfundimisht me kuartalin e tretë”, tha Angelovska dhe potencoi se edhe punësimi ka vazhduar të rritet, ashtu që në kuartalin e tretë nga viti 2019 ka 40
mijë persona më shumë të punësuar në krahasim me kuartalin e tretë të viitt 2018.

Paga mesatare sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistikë në tetor arrin 25.726 denarë ose ajo është rritje vjetore prej 3,7 për qind”, tha Angelovska./AIM/

Exit mobile version