Site icon Telegrafi

Angelovska: Borxhi publik është zvogëluar dhe stabilizuar

Borxhi publik është stabilizuar dhe ka rënë në 1.1 pikë përqindje në krahasim me borxhin nga viti 2016 që ishe 48.8 përqind, tha Ministrja e Financave, Nina Angelovska në debatin e sotëm për propozimin e Buxhetit për vitin 2020 në komisionin amë për financa dhe buxhet.

Ajo theksoi se vitin e ardhshëm sugjeron që të rregullohen borxhet e vjetra në vlerë prej afro 440 milion euro, dhe se borxhi i brendshëm do të rregullohen në bazë të letrave me vlerë të qeverisë të lëshuara më parë.

Angelovska, siç raportohet nga Ministria e Financave, theksoi se sipas strategjisë fiskale 2016 parashikohej që deri në vitin 2018 borxhi publik të rriteshte deri mbi 50%, gjegjësisht 52.4%, ndërsa tani në tremujorin e tretë të vitit 2019 është shumë më e ulët, ose 47.7 përqind.

Ajo theksoi se borxhi publik nga 2008 deri në 2016 ishte rritur për 3.2 miliardë euro, gjegjësisht prej 1.558 miliardë euro në 4.787 miliardë euro./Telegrafi/

Exit mobile version