Ekonomia e Maqedonisë nuk është e ekspozuar drejtpërdrejtë në rreziqe nga tensionet globale tregtare. Tregtia jonë edhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe me Kinën është e vogël, thotë në një intervistë për “Zërin e Amerikës” guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angelovska-Bezhoska e cila me ministren e Financave Nina Angellovska morën pjesën në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupacionit të Bankës Botërore (BB) në Washington.
Duke u përqendruar në çështjen e tensioneve globale tregtare dhe implikimet e tyre, ajo përmend se me rëndësi është si do të jetë gjendja e mëtutjeshme, gjegjësisht nëse atje do të ketë qetësim apo eskalim i tensioneve.
“Efektet ndaj ekonomisë tonë mund të vijnë kryesisht përmes kanaleve indirekte, gjegjësisht ato varen nga niveli nga i cili do të prekej ekonomia globale si partneri ynë më i rëndësishëm tregtar dhe posaçërisht nga ajo që do të ndodhë në ekonominë gjermane. Ekonomia gjermane për ne ka rëndësi të madhe, duke pasur parasysh nivelin e lartë të integritetit të ekonomisë tonë në zinxhirin gjerman të prodhimit”, theksoi Angelovska-Bezhoska.
Nëse bëhet analizë si ishte transmisioni i politikës monetare në sistemin tonë financiar, sipas guvernatores, thuhet se në tërë periudhën e fundit, sektori financiar i ndoqi sinjalet e Bankës Popullore.
“Siç e ulim ne normën themelore të interesit, ashtu edhe sistemi bankar i uli edhe normat aktive të interesit, që rezultoi me kushte të volitshme për kreditim dhe rritje të kërkesës edhe nga ana e sektorit korporativ edhe nga ana e popullsisë. Gjithsesi kjo do të thotë edhe mbështetje e konsiderueshme për rritjen ekonomike te ne”, thotë Angelovska-Bezhoska.