Telegrafi

Angelovska-Bezhoska: Stabilizimi i pritjeve të inflacionit është prioritet për bankat qendrore

Bankat qendrore dhe politikat të cilat i udhëheqin ata duhet të jenë të përkushtuara në stabilitet afatmesëm të çmimeve. Në kushte të inflacionit të lartë dhe pritjeve të inflacionit, autoritetet monetare nuk kanë shumë hapësirë ​​për t’iu përkushtohen qëllimeve të tjera jashtë mandatit të tyre bazë, thekson guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska në tekstin autorial për javoren prestigjioze serbe “Nin”.

Siç informon Banka Popullore, Angelovska-Bezhoska thekson se për shkak të transparencës së madhe tregtare të vendeve të Ballkanit Perëndimor, lëvizjet globale të çmimeve kanë ndikim të fuqishëm ndaj inflacionit në rajon, i cili mesatarisht ka arritur 13,5 për qind dhe edhe pse hendeku i prodhimit në shumë ekonomi në rajon edhe më tej është negativ, pritjet e inflacionit ndikohen nga rritja afatgjatë e kostove të inputeve, çmimet e ushqimeve dhe shenjat për efektet e transmetimit ndaj çmimeve të tjera.

“Bankat qendrore do të duhet të menaxhojnë me pritjet e inflacionit në kushte ekonomike gjithnjë e më të pasigurta, të plotësuara nga faktorë gjeopolitikë. Sa më gjatë të ketë inflacion të lartë, aq më i madh është rreziku lidhur me pritjet e inflacionit, besueshmërisë së politikave dhe hapjes së spirales së pagave dhe çmimeve. Ndaj, është më se e sigurt se po largohemi nga mjedisi i normave të ulëta të interesit në nivel global. Bankat e mëdha qendrore që diktojnë kushtet për financim global, si Fed dhe BQE, tashmë kanë filluar të shtrëngojnë politikën monetare, dhe bankat tjera qendrore po e ndjekin shembullin e tyre”, shkruan guvernatorja Angelovska-Bezhoska.

Një pjesë e bankave qendrore në rajon, sipas saj, e shtrëngojnë politikën monetare në mënyrë mjaft agresive, ndërsa një pjesë tjetër ndërmerr hapa më mesatare.