Site icon Telegrafi

Angelovska-Bezhoska: BERZH është si burim alternativ financiar për kompanitë e vendit

Ekonomia e Maqedonisë po rimëkëmbet, ndërsa sistemi bankar në vend është stabil. Kjo është një gjendjen e cila mundëson mbështetjen e mëtejshme të ekonomisë, deklaroi guvernatorja Anita Angellovska Bezhoska gjatë takimit të punës me Bordin e drejtorëve të Bankës Botërore për rindërtim dhe zhvillim.

Nga kabineti i guevrnatores deklarojnë se në takim theks i veçantë u vendos në pjesën e prioriteteve të cilat duhet të përfshihen në strategjinë e BERZH-it për Republikën e Maqedonisë për periudhën e ardhshme katërvjeçare.

Guvernatorja foli edhe për hapësirat e mëtejshme konsoliduese të sektorit bankar, si dhe nevojën për segmentet e ngelura të sistemit financiar.

“Pikërisht në këto segmente ka hapësirë për përfshirje të mëtejshme në BERZH”, tha Bezhoska.

Deri më tani BERZH ka shpenzuar 1.8 milionë euro në 113 projekte në Republikën e Maqedonisë me qëllim të integrimit të vendit në tregjet rajonale dhe globale./Telegrafi/

Exit mobile version