Fakti që shumë shtetas italianë kanë ardhur dhe kanë zgjedhur Shqipërinë për të jetuar së bashku me familjet e tyre, nuk është më një gjë e re.
Një prej tyre, A2 CNN e ka takuar në qytetin e Kukësit, teksa shijonte bukuritë e veriut të Shqipërisë.
Angelo Pina, prej 3 vitesh ka ardhur me familjen në vendin e shqiponjave, ku ka hapur edhe një biznes.
Ai tregon se si e mori vendimin për t’u transferuar në Shqipëri, çfarë e tërhoqi dhe si ndihet ai dhe familja e tij, pas tre vitesh që jetojnë këtu.