Site icon Telegrafi

Angelo Gabriel bëhet golashënuesi më i ri në historinë e Copa Libertadores

Sulmuesi i Santosit, Angelo Gabriel Borges u bë golashënuesi më i ri në historinë e Copa Libertadores këtë javë ndërsa shënoi golin e fundit të skuadrës së tij në fitoren 3-1 kundër San Lorenzo.

Në moshën 16 vjeç, tre muaj dhe 16 ditë, Angelo theu rekordin e Juan Carlos Cardenas që kishte qëndruar për 59 vjet me golin e tij.

Ylli brazilian, i cili erdhi si zëvendësues në fund të pjesës së dytë, u bë lojtari i dytë më i ri i Santosit vitin e kaluar kur bëri debutimin e tij në ekipin e parë në moshën 15 vjeç dhe 10 muaj.

Goli i tij kundër San Lorenzo ndihmoi skuadrën braziliane në një avantazh të hershëm në raundin e tretë kualifikues për fazat e grupeve të Copa Libertardores, gara kryesore e Amerikës së Jugut në futbollin e klubeve .

Lucas Braga hapi rezultatin për Santos përpara se penalltia e Marinhos në pjesën e parë të dyfishonte epërsinë e vizitorëve.

San Lorenzo ngushtoi me epërsinë me anë të Angel Romero para se Angelo ta shënonte golin e 3-1 me me goditjen e tij historike.

Angelo është ylli i ri i fundit që përfaqëson Santos, një klub që ka parë Neymar të PSG-së dhe Rodrygo të Real Madridit të përparojnë nëpër radhët e tij përpara se të transferoheshin në Evropë. /Telegrafi/

Exit mobile version