Site icon Telegrafi

Angellovski: Në vitin 2021 është ulur numri i viktimave në trafik

Ministria e Brendshme vazhdoi me zbatimin e kontrolleve të intensifikuara në seksionin nga Shtipi për në Berovë. Siç theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Toni Angellovski në një konferencë për shtyp në Dellçevë, 133 shoferë u gjobiten dje për tejkalim të shpejtësisë.

“Kontrollet e intensifikuara vazhdojnë sot dhe në ditët në vijim, ndërsa zvogëlimi i numrit të aksidenteve në trafik është i dukshëm në periudhën kur këto kontrolle janë duke u zbatuar”, tha Angellovski.

Ai shtoi se si rezultat i masave të marra, numri i viktimave në aksidente trafiku në vitin 2020 është 125, me çka është numri më i ulët i viktimave.

“Gjatë vitit 2021, vazhdon trendi i zvogëlimit të numrit të aksidenteve të trafikut, si dhe numrit të viktimave. Në periudhën nga 1 janari deri më 15 prill 2021, numri i aksidenteve në trafik ka rënë për 12 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa numri i viktimave është zvogëluar për 14 përqind, shtoi Angellovski./Telegrafi/

Exit mobile version