Ministrja e Financave Nina Angellovska, përmes një postimi në Facebook, thotë se është zgjeruar lista e dyqaneve në të cilat mund të shfrytëzohen kartelat pagesore.
Ajo thotë se veprimtaritë që janë shtuar janë: dyqanet për tekstil, këpucë, artikuj të lëkurës, pajisje sportive, dyqane për libra dhe mobilje, ndriçim, prodhime për amvisëri, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dekreti për kartelën e pagesës vendore u ndryshua dje dhe tani qytetarët me kartelën e pagesës vendase mund të blejnë produkte dhe shërbime vendase në: hotele, vendpushime, kampe dhe lehtësira të tjera akomodimi, agjensi turistike dhe operatorë, restorante, shpërndarje dhe përgatitje të ushqime dhe pije, supermarkete, dyqane ushqimore, dyqane ushqimore, furra buke, mobilje, ndriçim, prodhime shtëpiake, librari dhe dyqane librash, pajisje sportive, dyqane rrobash, këpucë, artikuj prej lëkure, farmaci dhe sallone për flokë dhe sallone bukurie dhe veprimtari të tjera shërbimi”.
“Zgjidhni prodhimet me ‘blejë produkte vendore’ e cila do të shënohet në raftin, prodhimin, në dyqanet… sepse kur blini prodhime dhe shërbime të Maqedonisë, kontribuoni për ruajtjen e vendeve të punës të të gjithë bashkëqytetarëve tonë të cilët punojnë në veprimtarinë prodhuese dhe shërbyese”, shkruan Angellovska./Telegrafi/