“Rreth 28 milion euro për kartelën pagesore vendore, tashmë janë transferuar në bankat dhe nga mesi i javës së kaluar, janë dhënë 60.000 kartela për klientët, duke arritur në shumën rreth 11 milion euro dhe të njëjtat janë në funksionim. Me kartelën pagesore vendore blihen produkte vendore”, tha ministrja e Financave, Nina Angellovska në paraqitjen e saj në emisionin në TV Alfa.
Ajo theksoi se një ekip nga Sekretariati i Përgjithshëm dhe institucione të tjera kompetente po shqyrtojnë ankesat dhe se të gjithë ata që kanë paraqitur ankesa dhe i plotësojnë kushtet dhe nuk janë në listën fillestare, do të marrin kartelën pagesore vendore.
Kartelat pagesore vendore mund të përdoren për të blerë produkte vendase deri më 15 gusht.
Dyqanet janë të detyruara t’i tregojnë produktet vendore në rafte të veçanta ose me shenja në dyqanet me pakicë./Telegrafi/