Telegrafi

Angellovska: Paguhen mbi 14 milionë euro me masën ‘14.500 denarë për një të punësuar’

Ministrja e Financave, Nina Angellovska në ‘Facebook’ tha se përmes masës ‘14.500 denarë për një të punësuar’ janë paguar mbi 14.3 milionë euro në 10.103 firma.

“Drejtoria për të Hyra Publike dorëzon kërkesat në Sekretariatin e Përgjithshëm, që bart mjetet te kompanitë. Po punohet në mënyrë të përshpejtuar drejt servisimit të gjithë aplikimeve të miratuara”, shkruan Angellovska

Përmes kësaj mase, sipas ministres Angellovska, do të ruhen vendet e punës në firmat e prekura nga Covid-19 dhe poashtu likuidieti do të ndihmohet bashkërisht me ekonominë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Poashtu sot Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbajë mbledhjen qeveritare ku pritet të miratohen disa masa të tjera ekonomike./Telegrafi/