“TVSH-ja Ime” numëron mbi 315.000 shfrytëzues. Kërkoni llogaritë tuaja dhe skenoni- jo vetëm pse realizoni të drejtën e kthimit dhe mund të fitoni ndonjë nga shpërblimet ditore dhe mujore, por edhe për shkak se merrni pjesë në luftën kundër ekonomisë së zezë, kundër fshehësve të tatimit!, ka porositur në publikimin në Facebook, ministrja e Financave në largim, Nina Angellovska.
Ajo ka rikujtuar në porositë e “TVSH-ja Ime” Shpërblimi Im: Me mosdhënien e llogarive 5 apo 18 për qind shitësi i merr për vete, në vend se të përdoren për të mirën e të gjithëve. Edhe tregtari që nuk e paguan TVSH-në tuaj në buxhet e shfrytëzon sistemin shëndetësor dhe arsimor. Me mosdhënien e llogarisë, shitësi bën konkurrencë jolojale ndaj shitësve të ndershëm që e paguajnë tatimin!
“Me ndryshimet e fundit si përgjigje të sfidave nga Covid janë bërë ndryshime në TVSH-ja Ime dhe “Shpërblimi Im” ku çdo ditë me zgjedhje të rastësishme ndahen 20 shpërblime në shumëzim prej 1.000 denarë dhe çdo muaj 15 shpërblime në shumëzim prej 20.000 denarë.
Kthimi i TVSH-së për prodhimet vendore tani arrin 20 për qind dhe 10 për qind për tjerat. Arsye plus që të zgjedhim prodhimet vendore kur blejmë dhe me këtë ndihmojmë kompanitë dhe ekonominë vendore dhe arsye plus të kërkojmë çdoherë dhe çdokund llogaritë tona dhe të forcojmë moralin tatimor. Të gjithë mundemi të kontribuojmë! Tani më shumë se kurrë patjetër të forcojmë luftën me ekonominë gri e cila është e dëmshme për ekonominë tonë, për shoqërinë tonë”, thekson Angellovska.