Site icon Telegrafi

Angellovska: Janë paguar 14 milionë euro për kartelën vendore pagesore

Ministrja e Financave, Nina Angellovska në ‘Facebook; tha se mbi 14 milionë euro u janë paguar qytetarëve përmes kartelës vendore pagesore, të cilët mund të blejnë prodhime vendore

“Të gjitha kartelat janë shtypur, dhe janë u janë dhënë 152.142 qytetarëve. Gjithashtu është zgjidhur edhe një pjesë e ankesave të qytetarëve të cilët kanë konsideruar se përmbushin kushtet dhe ato tashmë janë vendosur në ueb-faqen ‘Blej t’vendit’ ku mund të kontrollojnë për kartelën vendore pagesore”, tha Angellovska, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se gjysma e kartelave tashmë janë dhënë dhe se deri më 18 korrik do të ndahen edhe të tjerat.

Kartelat pagesore vendore mund të përdoren deri më 15 gusht.

Ndryshe, kjo masë është pjesë e paketës së tretë ekonomike të Qeverisë./Telegrafi/

Exit mobile version