Telegrafi

Angellovska: Eksporti i pajisjeve mbrojtëse në muajin prill është rritur për 300 për qind

Ministrja e Financave, Nina Angellovska tha se “duhet të krenohemi me kompanitë e brendshme të tekstilit për shkak se shumë shpejt u përshtatën dhe prodhojnë pajisje mbrojtëse”.

“Eksporti i maskave, skafandrave dhe pajisje të tjera mbrojtëse është rritur për 300 për qind në prill krahasuar me prillin e vitit të kaluar. Maskat nga Maqedonia dhe pajisjet tjera do ta mbrojnë shëndetin e mijërave qytetarëve në gjithë botën”, thotë Angellovska.

Më së shumti eksportohet në Gjermani, Qatar, Hollandë, Belgjikë dhe Austri.

“Qepen dhe importohen: maska, skafandera, rroba mbrojtëse, madje edhe çanta për maska. Për 300 për qind është rritur eksporti i prodhimeve të tekstilit prilli 2020 390 milionë denarë, prill 2019 135 milionë denarë”, thekson Angellovska./Telegrafi/