Telegrafi

Angellovska: ‘Doing Business’ vërtetoi se Maqedonia është lidere në rajon dhe Evropë për krijim dhe zhvillim të biznesit

Ministrja e Financave, Nina Angellovska thotë se Maqedonia është e ranguar më së miri në rajon dhe se nuk ka rënie.

Angellovska u përgjigj në pyetjen e gazetarëve për pozicionimin në vendin e 17-të në raportin më të ri të ‘Doing Business’, e që është shtatë vende më poshtë nga viti i kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“S’bëhet fjalë për rrënie. Varet se si shihet dhe interpretohet. Është mirë kur krahasojmë që t’i shohim të gjitha parametrat. Maqedonia e Veriut ende është e ranguar më mirë në rajon. Nëse i shihni të gjitha vendet e rajonit ne jemi në të parë. Në anën tjetër nëse krahasoni në vendet anëtare të BE-së, 24 vende janë pas nesh. Për këtë shkak nuk është rënie”, thotë Angellovska.

Lexo po ashtu “Doing Business”: Maqedonia e Veriut në vendin e 17-të

Ajo thotë se shumë vende të zhvilluara janë pas Maqedonisë së Veriut dhe se rezultatet shfaqin se vendi është lider në rajon dhe Evropë sa i përket kushteve për krijimin dhe zhvillimin e biznesit.

Angellovska njoftoi se Qeveria do të bëjë analiza dhe do të punojë në përmirësimin e të gjitha parametrave./Telegrafi/