Ministrja e Financave, Nina Angellovska thotë se Maqedonia është e ranguar më së miri në rajon dhe se nuk ka rënie.
Angellovska u përgjigj në pyetjen e gazetarëve për pozicionimin në vendin e 17-të në raportin më të ri të ‘Doing Business’, e që është shtatë vende më poshtë nga viti i kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“S’bëhet fjalë për rrënie. Varet se si shihet dhe interpretohet. Është mirë kur krahasojmë që t’i shohim të gjitha parametrat. Maqedonia e Veriut ende është e ranguar më mirë në rajon. Nëse i shihni të gjitha vendet e rajonit ne jemi në të parë. Në anën tjetër nëse krahasoni në vendet anëtare të BE-së, 24 vende janë pas nesh. Për këtë shkak nuk është rënie”, thotë Angellovska.
Ajo thotë se shumë vende të zhvilluara janë pas Maqedonisë së Veriut dhe se rezultatet shfaqin se vendi është lider në rajon dhe Evropë sa i përket kushteve për krijimin dhe zhvillimin e biznesit.
Angellovska njoftoi se Qeveria do të bëjë analiza dhe do të punojë në përmirësimin e të gjitha parametrave./Telegrafi/