“Borxhi në tre vitet e fundit është stabilizuar për dallim nga periudha 2008-2016, kur u rrit për 23 përqind”.
Këtë e tha sot ministrja e Financace Nina Angellovska, gjatë prezantimit të platformës së re, ku qytetarët do të kenë mundësi ta shohin gjendjen e borxhit të shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Angellovska tha se buxheti është në kushte të mira dhe ka likuiditet të shkëlqyeshëm të realizimit në muajin e parë.
Ajo tha se huamarrja e planifikuar për këtë vit prej 600 milionë eurove, do të bëhet për të kthyer borxhe tjera dhe për të mbuluar deficitin buxhetor.
Sipas Angellovskës, është e rëndësishme që borxhi publik stabilizohet dhe se organizatat ndërkombëtare në raportet e tyre e tregojnë këtë.
Ndryshe, plaforma e re që u prezantua nga Angellovska, pritet të tregojë borxhet e shtetit ndër vite, planifikimet për huamarrje, si dhe të dhëna për letrat shtetërore me vlerë./Telegrafi/