Site icon Telegrafi

Angellovska-Bezhoska: Trendet e inflacionit janë pozitive, por duhet kujdes

Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, thotë se trendet e inflacionit janë pozitive, por se bankat qendrore duhet të vazhdojnë të monitorojnë lëvizjet me vigjilencë sepse ende ka pasiguri dhe rreziqe.

Angellovska-Bezhoska në një intervistë për “Euromanin” tha se inflacioni në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe në vend, ka rënë në norma njëshifrore, si rezultat i politikës së shtrënguar monetare nga bankat qendrore dhe stabilizimi i çmimeve botërore të mallrave parësore.

“Në rajonin e Evropës Qendrore dhe Lindore, inflacioni ka rënë nga 16 në 5 për qind. E njëjta situatë është edhe në vendin tonë, ku norma e inflacionit është ulur në 3 për qind, nga niveli më i lartë që ka arritur rreth 20 për qind”, thotë Angellovska-Bezhoska.

Ajo shtoi se goditja e fundit inflacioniste nuk ishte e një natyre standarde monetare dhe se shumë faktorë ishin në veprim, duke përfshirë ndërprerjet në prodhimin, tregtinë, transportin dhe çmimet e energjisë, të cilat kontribuan në rritjen e inflacionit./Telegrafi/

Exit mobile version