Site icon Telegrafi

Angellovska-Bezhoska – Serra: Transparenca e Bankës Popullore është bazë për besueshmërinë e politikave dhe stabilitetin makroekonomik

Aktivitetet për transparencë më të madhe që ndërmerren vazhdimisht nga Banka Popullore kontribuojnë në besueshmërinë e politikave të udhëhequra nga Banka Popullore, si dhe në stabilitetin e sistemit financiar, u tha në takimin në mes guvernatores Anita Angellovska -Bezhoska dhe ambasadorit të Mbretërisë së Spanjës në vend, Emilio Lorenzo Serra.

Ambasadori Serra theksoi se ai mbështet funksionimin transparent të Bankës Popullore dhe informimin e publikut, veçanërisht në fushën e treguesve makroekonomikë dhe projeksioneve dhe zhvillimeve në sistemin bankar, si bazë për kuptim më të qartë të situatës makroekonomike në vend.

Në takim, guvernatorja iu referua situatës ekonomike të këtij viti, duke theksuar se politika e qetë monetare kontribuon në rimëkëmbjen e ekonomisë.

“Në gjysmën e parë të këtij viti, u realizua rritje prej 5,2 për qind, e cila përkon pothuajse plotësisht me parashikimet e Bankës Popullore (5,4 për qind). Sipas parashikimeve më të fundit makroekonomike, pritjet janë që aktiviteti ekonomik të kthehet në nivelin para krizës nga fillimi i vitit 2022”, tha Angellovska-Bezhoska.

Sipas saj, masat e Bankës Popullore mundësuan uljen e çmimeve të kredive dhe rritjen e vazhdueshme të kredisë gjatë pandemisë. Sektori bankar deri më tani është përballur mirë me rreziqet e pandemisë dhe është gati të përballojë sfidat në të ardhmen. Rimëkëmbja graduale e ekonomisë, e cila është e vazhdueshme, kontribuon pozitivisht në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe financiar dhe zbut rreziqet sistemike. Sidoqoftë, natyra e pasigurt e krizës së pandemisë imponon nevojën për gatishmëri të vazhdueshme dhe monitorim vigjilent të situatës, në mënyrë që të merren masat e duhura për t’u marrë me sfidat.

Në takim u diskutuan edhe perspektivat evropiane të vendit tonë, ku u vlerësua se procesi i integrimit evropian ka potencialin të kontribuojë në forcimin e potencialit institucional dhe zbatimin e reformave strukturore.

Exit mobile version