Site icon Telegrafi

Angellovska-Bezhoska: Përforcohet kontrolli i këmbimoreve në terren

Foto: AIM

Banka Popullore përforcoi kontrollin e këmbimoreve me qëllim që, të parandalohen sjelljet spekulative të disa këmbimoreve. Guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, në deklaratë për AIM thekson se në vijim janë kontrollet e përforcuara nga ana e Bankës Popullore nëpër këmbimore, si dhe sipas rregullores, ato nuk guxojnë t’i ruajnë devizat dhe të mos e kryejnë punën.

Sjellja e tillë mund të sanksionohet, duke e përfshirë edhe marrjen e lejes për punë, porosit guvernatorja.

“Nuk do të lejojmë përhapje të panevojshme të panikës dhe krijimit të presioneve fiktive në tregun e këmbimit, për shkak të interesave personale të dikujt dhe sjelljes së papërgjegjshme. Deviza në treg ka. Rezervat devizore janë stabile dhe arrijnë 3,5 miliard euro. Bankat kanë edhe devizat e tyre, dhe kryejnë punën e këmbimit. Megjithatë çdo qytetar që dëshiron, mund të blejë deviza edhe në banka”, thotë Angelovska – Bezhoska.

Guvernatorja potencoi se gjithmonë kur të paraqitet ndonjë krizë, tregu i këmbimit është cak i spekulimeve.

Ajo thekson se valuta vendore është stabile, dhe se ka mjaft sasi të devizave në treg nëse dikush dëshiron të blejë.

 

Exit mobile version