Site icon Telegrafi

Angellovi nuk e respekton ftesën e policisë për të shkuar në bisedë informative

Stojançe Angellov, kryertar i partisë Dinjiteti ka konfirmuar thirrjen për të shkuar në biseda informative në stacionin policor Beko në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Angellov është dashur që sot në ora 12 të paraqitet në këtë stacion policor, por thotë se nuk e ka respektuar ftesën, duke shtuar se pret që të shkojnë ta marrin, nëse tashmë kanë vendosur që ta arrestojnë, pra dëshiron që pushteti të mundohet pak sa.

Ndërkaq, Angellov i drejtohet Gruevskit, duke i thënë se e ka të kotë të arrestojë një, pasi që dhjetë të tjerë do të bashkangjiten. Më tej, Gruevskit i thotë se tashmë ka marrë fund gjithçka, çfarëdo që të bëjë, duke përfunduar se edhe nëse bie shi edhe nëse kaplon furtuna, të gjithë do të dalim në protesta masive./Telegrafi/

Exit mobile version