Site icon Telegrafi

Angellov: Zjarrin në Bogdanci nuk mund ta shuajmë shkaku i erës së fortë

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, ka informuar për gjendjen e fundit rreth zjarreve.

Ai tha se tani janë pesë zjarre aktive dhe njëra prej tyre nuk mund të veprohet për shkak të erërave të forta.

“Ka një zjarr në drejtim të degës Jasen, por punonjësit e Jasenit nuk e kanë lejuar të arrijë deri te rezervati. Pastaj është një në Ilinska Planina që është e vështirë të shuhet. Një zjarr që është në fshatin Kosel dhe që po ngjitet malit dhe ne tashmë kemi përqendruar forcat tona. Këtu ndihmon edhe Qyteti i Ohrit, dhe falënderim i veçantë për ta. Në Bogdanci ka një zjarr që shkon drejt mullinjve me erë, por fatkeqësisht helikopterët nuk mund të operojnë për shkak të erës së fortë. Shumë pak na ka ndihmuar shiu, aty ku kanë qenë zjarret kritike, fatkeqësisht ka rënë pak shi”, tha Angellov.

Exit mobile version