Site icon Telegrafi

Angellov: Zjarri në Galiçicë pjesërisht nën kontroll

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriya, Stojanço Angellov shprehet se zjarri në Galiçicë është pjesërisht nën kontroll, ndërsa për shuarjen marrin pjesë mbi 120 persona.

“Zjarri që më shumë se 20 ditë është aktiv tani po zhvillohet në fshatin Bellica, dhe pjesërisht është vendosur nën kontroll. Për shuarrjen e zjarrit marrin pjesë 70 ushtarë si dhe punonjës të Pyjeve nacionale”, u shpreh ai.

Ai tha se sot deri në ora 16:00 janë raportuar 25 zjarre në hapësira të hapura, ndërsa për momentin ka 11 zjarre aktive, kurse gjashtë janë nën kontroll dhe 8 janë shuar.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut vazhdimisht është ballafaquar me zjarret këtë verë./Telegrafi/

 

Exit mobile version