Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojanço Angellov u shpreh se zjarri mes Bogdanci dhe Dojranit afër fshatit Selemli, në afërsi me kufirin me Greqinë është shuar.
“Zjarri që sot pasdite u aktivizua në kufirin me Greqinë në Bogdanci dhe Dojran është shuar dhe nuk ka asnjë shenjë zjarri”, u shpreh Angellov.
Ai shtoi se gjatë natës pjestarë të QMK-së dhe zjarrfikësit lokal do të mbeten në vendngjarje, në mënyrë që të mos rifillojë zjarri.
Ndryshe, Maqedonia e Veriut kohëve të fundit është përballuar me zjarre, kurse sot QMK-ja bëri të ditur se vetëm dje në ambiente të hapura kanë shpërthyer 19 zjarre dhe të gjitha janë shuar./Telegrafi/