Generali Stojançe Angellov, pas protestës së djeshme ka shkruar në profilin e tij në Facebook. Siç shkruan, nga DPMNE kërkon që tu kërkojë falje qytetarëve që në deklaratën e saj idiote i ka quajtur huligan protestuesit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
“Edhe unë isha në protestë, nga fillimi deri në fund. Por unë nuk jam huligan!!! As njerëzit rreth meje nuk janë huligan!!! Në fakt, unë nuk pashë asnjë huligan. Pashë vetëm njerëzit e hidhëruar dhe të zemëruar nga krimi dhe anarkia në vendin tonë. Prandaj, “Dinjiteti” kërkon nga DPMNE të kërkojë falje qytetarëve në deklaratën e tyre idiote që i quan huligan protestuesit. Kërkoj falje sepse përndryshe nesër do të tubojmë edhe më shumë njerëz!!!
Në protestë është sulmuar vetëm kabineti i Ivanov. Nga ana e protestuesve nuk u plagos as një polic. Përdorimi i forcës nga policia nuk justifikohet, sidomos kur gjithçka kishte përfunduar. Kështu që nesër (sot) pasdite do të mblidhemi edhe më shumë. Për të treguar se për këtë shtet ka dikush që interesohet për të. Dikush që është mbi Grujo dhe mbi Gjorge. Qytetarët e Maqedonisë. Ndershëm, qytetarë të mirë dhe të durueshëm. Sepse! Mjaft! Mjaft lejuam që mega kriminelët të shkatërrojnë të ardhmen tonë”, përfundon kështu publikimi i Angellovit në Facebook. /Telegrafi/