Stojançe Angellov në rrjetin social në Facebook, ka uruar Hristijan Mickoskin për pozitën e tij të re si kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Angellov shkruan se nga ajo që opinioni e njeh Mickoskin, ka shpresa se OBRM-PDUKM përfundimisht do të fillojë rrugë të re moderne, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nga ajo që opinioni mund të di për dimensionin e tij njerëzor, jetën e tij private dhe familjare, veçanërisht për cilësinë e tij profesionale dhe karrierën, ka shpresa se OBRM-PDUKM përfundimisht do të fillojë rrugë të re, rrugë të qetësimit të popullit maqedonas dhe qetësimit të gjithë qytetarëve”, shkruan mes tjerash Angellov.
Përndryshe, Mickoski në krye të OBRM-PDUKM-së erdhi në vend të Nikolla Gruevskit./Telegrafi/