Telegrafi

Angellov: Tre “Air Traktorët” e DMSH-së aktualisht janë jofunksionale, arsyeja është se dy pilotë kanë dalë në pension

Shteti ka katër helikopterë funksionalë zjarrfikës, tre prej të cilëve janë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe një të Ushtrisë, si dhe tre “Air Traktorë” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim – (DMSH), por fatkeqësisht nuk janë funksionalë në këtë moment. Arsyeja për këtë është se dy pilotë kanë dalë në pension, ndërsa vetëm me një pilot aktiv aeroplanët nuk lejohen të fluturojnë, informoi sot drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov.

Angellov pret që problemi të tejkalohet nga qeveria e re, pasi siç sqaroi ai, edhe pse drejtori i DMSH-së ka kërkuar nga qeveria para dy muajsh e gjysmë që pilotët në pension të vazhdojnë punën me kontratë, qeveria teknike nuk e ka lejuar.

“Sot nuk jemi të përgatitur sa duhet, por maksimumi në dhjetë ditë do të jemi drastikisht më të përgatitur, sepse besoj se menjëherë pas formimit të qeverisë do të ndihmojë vënien në funksion të tre “Air Traktorëve” dhe problemin e NP “Pyjet e Maqedonisë” do të zgjidhet”, tha Angellov, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse vendi është i gatshëm të përballet me zjarret e pyjeve gjatë verës.

Në një situatë, siç ka treguar Angellov, kur nuk na pret një verë e nxehtë, aktualisht në nivel shtetëror janë 938 zjarrfikës, por nevojiten edhe 670 të tjerë sipas informacioneve nga të gjitha njësitë territoriale të zjarrfikësve.

Më alarmante, sipas Angellovit, është situata në Njësinë e Zjarrfikësve të Shkupit./Telegrafi/