Kryetari i QMK-së, Stojançe Angellov, njofton se si shtet jemi të gatshëm për sezonin e ardhshëm të dimrit dhe për reshjet e borës. Kjo vjen pasi është duke u zhvilluar një takim koordinues për pastrimin e borës nga rrugët dhe për të ndihmuar banorët në rajonet me borë.
Ai u bëri apel qytetarëve, siç thotë ai, që çdo vit të veçojnë faktet nga opinionet e zakonshme në rrjetet sociale se “bora përsëri i ka befasuar” autoritetet.
“Këtë vit institucionet kompetente nuk do të befasohen. Kapacitetet e NP “Rrugët Shtetërore” për mirëmbajtjen dhe mbrojtjen e rrugëve kryesore dhe rajonale janë plotësisht të përgatitura. Numri i kamionëve është i mjaftueshëm për territorin dhe rrugët”, tha Angelov në një konferencë për media.
Qytetarët ankohen thuajse çdo dimër se bora i befason institucionet kompetente dhe se kemi rrugë dhe rrugica të papastra në mbarë vendin./Telegrafi/