Site icon Telegrafi

Angellov për zjarret: E rëndësishme është që nuk ka njerëz të lënduar

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Krizat, Stojançe Angellov, sot në konferencë për shtyp ka informuar për gjendjen e zjarreve në Maqedoninë e Veriut.

Ai vlerësoi se se gjithçka çfarë ka pasur në dispozicion e ka vënë në zbatim dje për shuarjen e zjarreve.

Për helikopterët të cilët janë kërkuar nga kryetari i Koçanit, Angellov deklaroi se nuk kanë mundur të aktivizohen menjëherë pasi kanë qenë duke vepruar në Staro Nagoriçan.

Ai tha se e rëndësishme është se nuk ka të lënduar dhe humbje njerëzish.

“Drunjtë sërish do të mbijnë, sërish do të rriten, jetët e njerëzve asnjëherë nuk do të kthehen”, tha Angellov.

Ndryshe, kryeministri Zoran Zaev sot informoi se po intervenohet me dy helikopterë të Armatës, ndërkaq pritet që katër helikopter të vijnë si ndihmë nga Serbia derisa vazhdojnë komunikimet me vendet e NATO-s për ndihmë./Telegrafi/

Exit mobile version