Falë reagimit të shpejtë dhe vetëmohues të zjarrfikësve të guximshëm të Velesit, është evituar një tragjedi e madhe në rrethin e ish Porcelankës së Velesit, njofton Qendra për Menaxhimin e Krizave.
“Zjarri u ndal vetëm njëqind metra larg tankeve dhe një magazine me më shumë se 80 tonë gaz”, tha drejtori Stojançe Angellov.
Nga atje poashtu njoftojnë se zjarri që po i kanoset Pelisterit është shuar plotësisht nga zjarrfikësit e Manastirit, me mbështetjen e kanaderit kroat dhe dy air tractor të DMSH-së./Telegrafi/