Drejtori i QKM-së, Stojançe Angellov, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka pasur më shumë se 35 zjarre aktive, shumica e të cilave kanë arritur t’i shuajnë.
Sipas Angellov, disa nga zjarret digjen prej ditësh dhe po bëhen më të mëdha.
Dje ka pasur disa zjarre në territorin e qytetit të Shkupit.
“Është një sezon zjarresh të forta dhe fatkeqësisht nuk janë vetëm në territorin tonë. Në territorin e Serbisë ka më shumë se 150 zjarre, kështu që ata po e tërheqin helikopterin nga atje dhe ne nuk mund të llogarisim në mbështetjen e tyre. Zjarre ka edhe në Greqi dhe kudo në rajon. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm.
Është e vështirë të shpjegohet shkaktimi i 40 zjarreve të reja në një ditë. Në përditshmëri kemi shfaqjen e 35-40 elementeve. Dyshoj se një pjesë e mirë janë zjarrvënie sepse nuk është normale të ketë 35-40 zjarre në një ditë. Ose bëhet fjalë për papërgjegjshmëri totale të individëve të caktuar ose për ndonjë qëllim”, tha Angellov nga Breznica në Kozjak./Telegrafi/