Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov thotë se kryqit në Kodrën e Diellit nuk do t’i vijë radha të largohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kryqi nuk do të bjerë. Personi i parë i Inspektoratit Komunal në Tetovë, Sadat Sulejmani, ka deklaruar se është marrë vendim për rrënimin e kryqit në oborrin e kishës së Kodrës së Diellit, por menjëherë ka shtuar se në Tetovë ka mbi 5.000 vendime për rrënime të objekteve të ndryshme dhe se kryqi do të hiqet kur t’i vijë radha.
Duke pasur parasysh dinamikën aktuale të rrënimit të objekteve të ndërtuara pa leje në Tetovë, kryqit në Kodrën e Diellit nuk do t’i vijë kurrë radha”, ka shkruar ndër të tjera në Facebook, drejtori i QKM-së, Stojançe Angellov.
Ai në rrjetin social shkruan se “ndërkohë për qytetarët e Tetovës do të ishte shumë më e dobishme nëse kryetari Kasami në vend të kryqit të Kodrën e Diellit të pastronte mbeturinat e grumbulluara nëpër qytet.
“Të jetosh nën një mal të bukur dhe të marrësh frymë helm është një paradoks me përmasa të paparë. Ndaj, gjëja e radhës që i rekomandoj kryetarit Kasami është të fillojë të kërkojë një zgjidhje afatgjatë për të kapërcyer dëmet dhe rreziqet e ajrit të ndotur dhe kanceroz që thithin çdo ditë banorët e këtij rajoni”, shton Angellov./Telegrafi/