Site icon Telegrafi

Angellov kërkon që paraburgimi t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak

“Nuk ka arsye për masën e paraburgimit për Goranço Angellov, kërkojmë zëvendësimin e paraburgimit me paraburgim shtëpiak. Duke pasur parasysh gjendjen financiare të personit ai nuk mund të arratiset”, tha avokati i Angllovit, Dragan Peshevski në seancën e sotme në Gjykatën e Apelit.

“Goranço është njeri i moshës së mesme i cili asnjëherë nuk ka pasur probleme me ligjin, ka 3 fëmijë ku dy prej tyre janë të mitur. I akuzuari më shumë se një vit është në paraburgim. Arsye për masën e paraburgimit nuk ka. Ky i akuzuar në Kuvend më 27 prill null ka ndërmarrë asnjë veprim përveç që ka hyrë brenda”, tha Peshevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas avokatit edhe opinioni mendon se masa e paraburgimit është e shumë e rreptë. Ai, Këshillit i dorëzoi tekste nga portale që kanë shkruar për të paraburgosurin Angellov.

“Të akuzuarit në këtë procedurë duhet të kenë trajtim të njejtë, nuk mund që disa të lirohet, dhe të akuzuarit tjerë për të njëjtën vepër të jenë në paraburgim”, tha Peshevski.

Këshilli i Gjykatës së Apelit ka afat deri në 48 orë të vendos për kërkesën e Angllovit./Telegrafi/

Exit mobile version