Site icon Telegrafi

Angellov: Jemi të lumtur që nuk ka viktima nga zjarri në Tetovë, përcaktimin e shkaqeve nuk mund ta bëjmë ne

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov tha se përcaktimi i shkaqeve të zjarrit në depotë e kompanisë “PoFix” në Tetovë, nuk është në kompetencë të tyre.

Angellov për televizionin Sitel u shpreh se janë të kënaqur që nuk u regjistrua asnjë viktime nga zjarri.

“Ne jemi të kënaqur që nuk kemi asnjë civil viktimë nga ky zjarr, as zjarrfikës të vdekur ose as edhe një zjarrfikës të plagosur rëndë, me përjashtim të disa zjarrfikësve të lënduar lehtë e që janë dërguar në spital për trajtim”, tha Angellov.

Menjëherë pas lokalizimit të zjarrit nga ekipet e zjarrfikësve e poashtu dhe nga pjesëtarë të ushtrisë së vendit, QMK ka mbajtur mbledhje emergjente për shkak të situatës në qytetin e Tetovës.

Komisioni ka konstatuar se situata është stabile dhe nuk ka nevojë të shpallet gjendje e jashtëzakonshme.

Ndryshe, drejtori Angellov ishte sot në terren në vendin ku ndodhi shpërthimi i zjarrit dhe përgëzoi të gjithë zjarrfikësit dhe qytetarët që u angazhuan vullnetarisht në stabilizimin e situatës. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Angelov: Kam parë një zjarr të ngjajshëm në Amerikë dhe atje zjarrfikësit ishin më të ngadaltë se ne
Exit mobile version