Site icon Telegrafi

Angellov: Gjendja me zjarret në ambiente të hapura po keqësohet sërish, qytetarët të jenë të kujdesshëm

Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov, sot ka thënë se situata me zjarret në ambiente ​​të hapura po përkeqësohet sërish.

Ai apelon te qytetarët që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm për të mos shkaktuar zjarr.

“Nëse vërejnë sjellje të dyshimta, ju lutemi menjëherë të lajmëroni në 112 ose te ndonjë shok, apo i njohur që do t’ia përcjellë informacionin MPB-së”, thotë drejtori i QKM-së, Stojançe Angelov, i cili më pas ka raportuar për gjendjen me zjarret.

Ai thotë se për momentin ka pesë zjarre aktive, edhe atë në Çashkë, Studeniçan, Shtip dhe dy në Dibër./Telegrafi/

Exit mobile version