Angelina Jolie mund të ketë peshën më të ulët në jetën e saj dhe të jetë në prag të vdekjes, por ky nuk është rasti për Brad Pitt.
Pitt është fotografuar krejt ndryshe nga imazhet që janë parë së fundmi.
Në disa imazhe aktori u shfaq më se i dobët dhe në depresion, por tash gjendja e tij ka ndryshuar rrënjësisht.
Në disa foto të reja të publikuara Brad Pitt shfaqet muskuloz dhe më në diskonim.
53 vjeçari duket se është kthjellur dhe e ka tejkaluar mirë divorcin nga Angelina.
Madje mediat e huaja besojnë se Brad tashmë është hedhur në gjah dhe po kërkon një femër të re në jetën e tij.
Angelina dhe Brad janë ndarë kohë më parë teksa ata po luftojnë ende për kujdestarinë e fëmijëve të tyre. /Telegrafi/