Ajo është një aktore e mirënjohur, humanitare, avokate e paqes botërore dhe emisarit special të UNHCR-së.
Fituesja e çmimit “Oscar”, Angeluna Jolie u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg në selinë e aleancës në Bruksel.
42-vjeçarja vizitoi Belgjikën për të diskutuar mënyrat për të parandaluar dhunën seksuale ndaj grave në zonat e konfliktit.
Jolie, e cila ka punuar me OKB që nga viti 2001, u emërua si e dërguar speciale për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët në vitin 2012.
Të martën, Jolie vizitoi Brigitte Macron në Paris për të diskutuar vizitën e saj të fundit në Jordani dhe u kërkoi anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB të zgjidhin konfliktin në Siri
Jolie kishte veshur një fustan të zi me këmishë dhe takë të shkurtra, duke rrëmbyer si gjithmonë vëmendjen me thjeshtësinë e saj.
“Në rolet tona të ndryshme kemi parë se si konfliktet në të cilat organet dhe të drejtat e grave abuzohen sistematikisht, shkaktojnë plagë më të thella dhe janë shumë më të vështirë për t’u zgjidhur dhe për të kapërcyer. Përfundimi i dhunës me bazë gjinore është pra një çështje jetike për paqen dhe sigurinë, si dhe për drejtësinë shoqërore “, ka shkruar Angelina Jolie. /Telegrafi/