Aktorja hollivudiane, Angelina Jolie, është e njohur për përpjekjet e saj humanitare dhe ajo është angazhuar sërish. Gjatë fundjavës, 44-vjeçarja i ka vizituar refugjatët në Kolumbi.
Sipas raporteve, angazhimi i saj për bamirësi thuhet se është fiksuar për shkak të fëmijës së madh, djalin Maddox. Radar Online ka raportuar më parë mbi lidhjen e tyre të ngushtë që filloi kur u takua me Maddox në një jetimore.
Ylli i Hollywoodit vizitoi refugjatët, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në kufirin kolumbiano-venezuelas dhe ka folur me komunitetin ndërkombëtar në emër të tyre.
“Mbi të gjitha, ne ramë dakord për nevojën urgjente të bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë më shumë mbështetje Kolumbisë, Perusë dhe Ekuadorit të cilët kanë barrën e kësaj krize”.
“Pra, unë shpresoj dhe jam optimiste për aftësinë e Kolumbisë për t’i përballuar këto sfida dhe për të dalë edhe më e fortë”, ka deklaruar Jolie.
Ajo më tutje thotë se do të vazhdojë t’i përkrahë ata përgjatë gjithë kohës siç edhe ka bërë deri më tani. /Telegrafi/