Site icon Telegrafi

Angelina Jolie urdhërohet që me fëmijët të rikthehet në SHBA

Angelina Jolie (People/Michael Loccisano/Getty Images)

Angelina Jolie është detyruar të rikthehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me fëmijët e saj.

Arsyeja është e thjeshtë, ajo është urdhëruar ta bëjë këtë nga gjyqtari shkaku i procedurave gjyqësore të shkurorëzimit.

Bukuroshja është parë derisa bënte “shopping” me tre fëmijët në WeHo të Los Angelesit pas rikthimit nga Londra.

Sipas dokumenteve të gjykatës, të marra nga TMZ, Angelina u urdhërua të kthehej me fëmijët të shtunën.

Sipas renditjes së gjyqtarit, Brad Pitt ka të drejtën e kujdestarisë së fëmijëve rreth 4 orë çdo ditë të shkollës dhe 12 orë gjatë fundjavave.

Brad dhe Angelina duhet të kthehen në një gjykatë të L.A. këtë javë për të zgjidhur mosmarrëveshjet rreth kujdestarisë së fëmijëve.

Ndërkohë, gjykatësi tregoi se do të merret me çështjet e përkohshme të kujdestarisë ndërsa pret raportin e një psikiatri. /Telegrafi/

Exit mobile version