Angelina Jolie ka folur rreth ndarjes prej bashkëshortit disavjeçar Brad Pittin.
Ajo përmes një interviste emocionale për mediat e huaja ka treguar një periudhë të vështirë që ka kaluar në jetë.
Aktorja ka treguar se brenda dhjetë vjetëve kishte humbur nënën dhe më pas ka kaluar me sukses sëmundjen e kancerit, e cila gjë kishte bërë që të lë anash burrin.
“Brenda dhjetë vjetëve kam humbur nënën që ka vuajtur prej kancerit. Më pas u frikësova shkaku i kancerit, ku hoqa edhe njërin gji, pastaj vezoret dhe mitrën time. I gjithë ky proces ishte me të vërtetë i vështirë për mua dhe kjo më bëri që të mos i kushtoj shumë vëmendje Pittit. Kjo është edhe arsyeja kryesore e ndarjes me Bradin”, ka pohuar aktorja amerikane.
Ajo tregoi se kishin edhe një mundësi që të ribashkohen gjatë një xhirimit të filmit hollivudian, “By the Sea” por që ajo shkoi në pa kthim.
Theksojmë se dyshja ishte në lidhje prej vitit 2005 dhe kanë gjashtë fëmijë, përkatësisht tre biologjik dhe po aq të adoptuar.
Ndryshe, dyshja tashmë ka nisur xhirimet e një filmave ndaras dhe shumë shpejt do të jenë në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/