Site icon Telegrafi

Angelina Jolie thotë se diskriminimi në bazë të ngjyrës së lëkurës është e patolerueshme

Angelina Jolie (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Aktorja e njohur, Angelina Jolie ka folur rreth racizmit sistematik, pasi edhe është nënë e fëmijëve të birësuar me ngjyrë.

Ajo iu drejtua tensionit dhe protestave të vazhdueshme racore në Shtete e Bashkuara të Amerikës që u nxitën nga vrasja e afro-amerikanit George Floyd.

Duke folur për revistën britanike Harper’s Bazaar, Jolie përmendi vajzën e saj 15 vjeçare, të cilën e birësoi nga lidhja me ish-bashkëshortin Brad Pitt, dhe se si shqetësohet nëse sistemi do ta keqtrajtojë në ndonjë moment, transmeton KosovaPress.

Angelina Jolie dhe fëmijët e saj (Foto: Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

“Ka më shumë se 70 milionë njerëz që u është dashur të largohen nga shtëpitë e tyre në të gjithë botën për shkak të luftës dhe persekutimit dhe ka racizëm dhe diskriminim në Amerikë”.

“Në një sistem që më mbron mua, por që nuk mund të mbrojë vajzën time, ose ndonjë burrë, grua ose tjetër fëmijë në vendin tonë bazuar në ngjyrën e lëkurës, është e patolerueshme”, është shprehur ajo.

(Foto: Neilson Barnard/Getty Images/Guliver)

Aktorja, e cila shërben si emisar special i komisionarit të Lartë për Refugjatët për Kombet e Bashkuara, foli drejtpërdrejt për protestat, duke lavdëruar organizatorët për fustën për ndryshime.

“Njerëzit janë të lodhur me justifikimet përballë përgjigjeve jo adekuate të pushtetit. Ata ndihen sikur bota po zgjohet, dhe njerëzit po detyrojnë një vlerësim më të thellë në shoqërinë e tyre”, tha Jolie e pyetur nëse sheh ndonjë gjë inkurajuese nga ky moment historik.

(Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, ajo është shprehur se tani është koha për ndryshime në lidhjet dhe institucionet tona. /Telegrafi/

Exit mobile version