Angelina Jolie dhe Brad Pitt, tani një kohë të gjatë i kanë dhënë fund martesës së tyre. Siç duket të dy po e vazhdojnë jetët e tyre të lumtur.
Së fundmi kanë nisur të qarkullojnë thashetheme se Angelina Jolie i është rikthyer romancës me Jared Leto. Aktorja e “Salt” dhe vokalisti i “30 Seconds to Mars” janë fotografuar në një darkë sekrete në Los Angeles pas divorcit të saj të hidhur me Brad Pitt, shkruan “OK!“.”
Jared i ka rikthyer buzëqeshjen në fytyrë Angelina-s”, ka thënë një burim për revistën duke shtuar se kjo është ajo çfarë aktorja ka nevojë momentalisht.
Dyshja është takuar fillimisht në vitin 1999, gjatë xhirimeve “Girl Interrupted” dhe përflitet se kanë patur një romancë para se Jolie dhe Pitt të takoheshin në “Mr and Mrs Smith”.