Angelina Jolie kaloi tre orë duke biseduar me miliarderin David Mayer de Rothschild, ndërsa ishin në një takim dreke në Malibu, Kaliforni.
Në fotot e siguruara nga Page Six, ylli i “Maleficent”, 47-vjeçe, shihej duke buzëqeshur teksa dilte nga pika e famshme Nobu me 44-vjeçarin.
Për daljen, Jolie kishte veshur një fustan të zi elegant me prerje që i tregonin linjat trupore.
Ajo e kombinoi dukjen me një palë taka të zeza dhe syze dielli.
Ylli i “Girl, Interrupted” po shkonte drejt makinës së saj dhe i kishte vënë në ato momente flokët prapa.
Edhe Mayer de Rothschild, i cili është pjesë e familjes më të pasur në botë, është shfaqur në humor të mirë.
Ai u shfaq me pantallona blu, një bluzë gri, xhaketë dhe një palë atlete të zeza.
Takimi i tyre mund të kishte qenë i lidhur me punën, pasi nuk u tha specifikisht.
Mayer de Rothschild është një avokat i ambientalizmit dhe ka punuar si ambasador për Hyundai IONIQ.
Ndërkohë, Jolie punoi me refugjatët për 20 vjet si e dërguar speciale në Kombet e Bashkuara. /Telegrafi/