Angelina Jolie ka shpenzuar orë të tëra duke eksploruar Brooklyn.
Një shëtitje e tillë erdhi për rastin e ditëlindjes së saj, e cila mbushi 46 vjet, shkruan Daily Mail.
Por, gjatë ditës së djeshme është raportuar se aktorja ka vizituar ish-bashkëshortin Jonny Lee Miller.
Një vizitë e tillë thuhet të ketë ndodhur në mbrëmje, teksa Jolie kishte shkuar në apartamentin e tij.
Pak para se të shkonte tek ai, bukuroshja brune është fotografuar rrugëve me një veshje plot stil.
Ajo zgjodhi të vesh një fustan të bardhë, derisa nuk kishte munguar as edhe maska mbrojtëse. /Telegrafi/