Site icon Telegrafi

Angelina Jolie shihet me djalin e saj për herë të parë që nga koha kur ai pati një aksident të tmerrshëm me biçikletë

Djali i Angelina Jolie, Pax, është parë për herë të parë që pas aksidentit të tij të tmerrshëm me biçikletë elektrike në korrik, ndërsa doli me aktoren në Los Angeles të mërkurën.

Pax, 20 vjeç – i cili u përplas me një makinë më 29 korrik në Los Angeles – mbante një gips në krah dhe një kapelë me mbishkrimin “Miracle” ndërsa vazhdonte rikuperimin me familjen. Angelina, 49 vjeçe, kishte veshur një bluzë ngjyrë krem dhe pantallona, dhe taka ngjyrë kafe për këtë dalje.

Angelina ka qenë pranë Pax në spital që kur ai u përplas me një makinë në zonën Los Feliz të Los Angeles. Ai nuk kishte vendosur helmetë në kokë, në kohën e aksidentit, shkruan DailyMail.

Një burim tha se dëshmitarët që jetonin pranë fillimisht menduan se Pax kishte vdekur në aksident, pasi e gjetën atë të shtrirë pa jetë në tokë. Vetëm kur paramedikët mbërritën në vendngjarje, Pax rifitoi vetëdijen.

Dalja ndodh ndërsa babai i tij, Brad Pitt, 60 vjeç, mori pjesë në Festivalin e Filmit të Venecias me të dashurën Ines de Ramon, 34 vjeçe. Pax dukej në humor të mirë ndërsa kalonte kohë cilësore me nënën e tij në një drekë në Beverly Hills disa javë pas aksidentit.

Një burim për Page Sic tha se kjo nuk ishte hera e parë që i riu ishte përfshirë në incidente që përfshinin automjete dy dhe katër rrotëshe. “Miqtë e tij janë të shqetësuar për të”, tha burimi, duke shtuar, “Ai është duke u sjellë pa kujdes. Ata janë të shqetësuar”.

Disa prej dëshmitarëve në vendngjarje thanë gjithashtu se Pax ankohej për dhimbje në ije dhe duket se kishte lënduar kokën në aksident. Përkundër lëndimeve të tij, burimi i TMZ pretendoi se biçikleta e Pax nuk tregonte shenja të dukshme dëmtimi.

Pax – i cili si disa nga vëllezërit e tjerë është larguar nga babai i tij i famshëm – kishte raportuar se po drejtonte biçikletën në bulevardin Los Feliz rreth orës 5 pasdite, duke e vendosur atë në rrugën e ngarkuar nga trafiku.

Brad dhe Angelina u martuan në gusht të vitit 2014 pas 10 viteve së bashku, por Angelina e paraqiti kërkesën për divorc në shtator të vitit 2016.

Pax vite më parë akuzoi rëndë babain e tij, Brad Pitt, duke thënë se ai bënte që katër fëmijët më të vegjël të dridheshin nga frika dhe këtë e bëri në një postim në Instagram për Ditën e Babait në vitin 2020, të cilin DailyMail e zbuloi në nëntor.

Angelina dhe Pitt janë ligjërisht të ndarë, por ende po luftojnë mbi shitjen e Miraval, vreshtës së përbashkët që kanë në Francë. /Telegrafi/

Exit mobile version