Site icon Telegrafi

Angelina Jolie shfaqet me plot stil me djalin e saj Pax, pak pasi punuan për filmin e ri “Without Blood”

Angelina Jolie është parë me djalin e saj, Pax, duke kaluar një kohë cilësore së bashku.

Pax zgjodhi një dukje të thjeshtë, por elegant me pantallona të zeza dhe atlete ‘Converse’ të stilit të vjetër.

Kjo vjen pasi aktorja fituese e “Oscar” kaloi pjesën më të madhe të ditës së martë në Soho me vajzën e sa, Vivienne.

Foto: Backgrid

Një nga çantat që Pax dukej se kishte në dorë ishte për aparatin e tij dhe pajisje të tjera që lidhen me fotografinë.

Lexo po ashtu Brad Pitt dhe Angelina Jolie bien dakord që të zgjidhin luftën e ashpër ligjore jashtë gjyqit

Pax më parë ka bashkëpunuar me të ëmën në “First They Killed My Father (2017)”, duke bërë fotografi nga prapaskenat për filmin dramatik, i cili ka të bëjë me të njëjtën temë që kishte për “Without Blood”.

Foto: Getty Images

“Ne punojmë mirë së bashku, ndihemi si një familje e madhe, kështu që cdo gjë ishte e natyrshme”, tha 48 vjecarja për punën e Pax dhe Maddox.

19 vjeçari ka një dashuri të madhe për artin dhe thuhet se është në përgatitje të një shfaqjeje në një galeri në Tel Aviv, Izrael.

Foto: Backgrid

Pasi djemtë e artistes punuan në departamentin e asistentëve të regjisorit për filmin e saj të ardhshëm dramë, “Without Blood”, vajza Vivienne tani do të jetë pranë nënës së saj si asistente vullnetare për muzikalin e ri të ‘Broadwayit’, “The Outsiders”, për të cilin artistja po shërben si producente kryesore. /Telegrafi/

Foto: Backgrid

 

Foto: Backgrid
Exit mobile version