Angelina Jolie ka zbuluar gjatë një intervistë për “Vanity Fair’s” vështirësitë që ka hasur gjatë shkurorëzimit prej Brad Pittit.
Ajo është shprehur se gjithmonë përpara fëmijëve është përpjekur të qëndrojë e fortë, për të mos i mërzitur ata.
“Mendoj se është më mirë të qaj në dush, sesa para tyre. Ata duhet të dinë që gjithçka është mirë edhe kur nuk janë të sigurt”, është shprehur Jolie.
Ndërsa për ish-bashkëshortin e saj, ajo nuk ka folur shumë por ka preferuar të thotë vetëm këto fjalë “Ne e duam familjen dhe të dy po punojmë që të arrijmë objektivat tona”.
Jolie dhe Brad u martuan në 2004 dhe kanë 6 fëmijë së bashku. Jolie i dha fund martesës së tyre në vitin 2016, pasi qëndruan 12 vite së bashku. /Telegrafi/