Site icon Telegrafi

Angelina Jolie po i rikthehet botës së filmit

Angelina Jolie do t’i kthehet botës së kinemasë me një projekt të ri filmik.

Në fakt, aktorja 42-vjeçare do t’i rikthehet sërish rolit që e bëri të falshëm në filmin “Maleficient”, i cili do të ketë edhe një vazhdim të dytë.

“Ne jemi duke punuar shumë për skenarin dhe kemi prithsmëri shumë të lartë për filmin e dytë”, tha Jolie për “Deadline”.

“Maleficient” ka grumbulluar 750 milionë dollarë në mbarë botën, si dhe është vlerësuar pozitivisht nga kritikët.

Ndryshe, Jolie dhe bashkëshorti Brad Pitt ka ndërprerë procesin gjyqësor të shkurorëzimit. /Telegrafi/

Exit mobile version